Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas miratimit të vendimit për ndalimin e platformës TikTok në të gjitha institucionet publike.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Çitaku i ka bërë thirrje Qeverisë që krahas këtij vendimi, t’i ndalojë edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës e subvencionet për familjarë.
“Ndalohet TikTok-u në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë ky.Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë, etj etj”, shkroi ajo.