Çitaku e quan skandaloze letrën e Gërvallës: Diplomacia nuk është lojë fëmijësh

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka quajtur skandaloze letrën e ministres Donika gërvalla drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Përmes një statusi në Facebook, Çitaku ka shkruar se skandaloze është përmbajtja forma dhe mesazhi i kësaj letre, derisa e ka quajtur lojë fëmijësh.

“Skandaloze letra e Ministres së Punëve të Jashtme.

Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë. Skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatët.

Diplomacia nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme