Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku ka kujtuar heroin e kombit, Fadil Vata.
Çitaku ka vendosur buqetë me lule pranë varrit të heroit duke thënë se Fadil Vata kishte guxim ta ëndërrojë lirinë dhe forcë të mendjes që të punojë deri në vetëmohim..
“Në nderim të heroit Fadil Vata, i cili pati guxim ta ëndërroj lirinë dhe e pati forcën e mendjes që të punojë deri në vetëmohim për të. Lavdi!”, ka shkruar Çitaku.