Çitaku: Hamza çkado që thotë e realizon, secili në atë listë ka histori, përgatitje

Prishtinë | 27 Dhj 2025 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Vlora Çitaku, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për kandidaturën e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamzën, duke thënë se ky i fundit e realizon çkado që premton.

Çitaku ka thënë edhe se për këtë, ka ‘’jetëgjatësi politike’’ të Hamzës që e dëshmon.

‘’Qytetarët e Kosovës nuk po kërkojnë lluks, thjeshtë po kërkojnë të jetojnë dinjitetshëm. Dhe Bedri HAmza, ka një plan konkret, të bazuar dhe, ai hyn në këtë garë me një bagazh, nuk janë vetëm fjalët. Është një histori, jetëgjatë në politikë që garanton që Hamza çkado që thotë, e realizon. Dhe përveç kësaj Hamza nuk hyn në garë i vetëm,  hyn në garë me një ekip të jashtëzakonshme. Do të jetë i gatshëm që të punojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. E para është masat emergjente që Hamza do t’i marr. ’’, ka deklaruar ajo në T7.

Të ngjashme