Çitaku i del në mbrojtje Matoshit pasi mori kërcënim publik

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka reaguar ndaj kërcënimit publik që analisti politik Halil Matoshi e mori nga Fehmi Berishës, një ish i burgosur politik poqë i deklaruar si enverist.

“Dhuna nuk fillon me shkrepje plumbi. Dhuna verbale apo ajo që njihet si vrasja e karakterit (character assassination) i paraprinë dhunës fizike, si instrument për ta justifikuar të dytën”.

“Tash e një kohë në diskursin tonë publik është normalizuar dhuna dhe linçimi. Me lehtësi të padurueshme, madje edhe nga foltorja e Kuvendit, njerëzit janë shpallë kriminelë dhe tradhëtarë”.

“Institucionet e rendit duhet urgjentisht të reagojnë ndaj kërcnimit publik që iu bë Halil Matoshit”, ka deklaruar Çitaku në Facebook.

Berisha në Kanal 10 kishte thënë se do të ekzekutonte 5 mijë njerëz në Prishtinë brenda 24 orëve, duke u përpjekur që t’i arsyetoni krimet e Enver Hoxhës.

Pasi fjalën e mori Halil Matoshi ai i tha “t’parin e kisha vjerr Halil Matoshi”.

“Topi pushkë tu boft”, ishte përgjigja e Matoshit.

Të ngjashme