Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar ashpër kryeministrit, Albin Kurti, pasi ky i fundit në mbledhjen e qeverisë ka thënë se do ta shqyrtojë nismën për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventën e Parisit.
Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka treguar shefit të ekzekutivit se Kosova veç se është anëtare e kësaj Byroje që nga vitit 2015.
“Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here”, ka shkruar ajo.
POSTIMI I PLOTË:
Kosova është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave që nga dhjetori i vitit 2015. Kosova poashtu ka aderuar në konventat relevante të EXPO.
Kosova ka marrë pjesë në EXPO Antalya në vitin 2016, e së fundi edhe në EXPO Dubai.
Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here…
Kryeministër, apliko në Këshill të Evropës. Votat i kemi. Mos u bëni qesharak për të aplikuar për antarësim në organizatat ku tashmë jemi anëtar.