Çitaku ju reagon aktivistëve të LVV-së në Mitrovicë

Prishtinë | 26 Nën 2024 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë kanë vendosur pankarta në hyrje të objektit të Komunës në Mitrovicë të Jugut, ku në pankartë shkruhet “Mitrovica pa kryetar, Ku është Bedri Hamza”, përcjell Ekonomia Online.

Ndërkaq, rreth kësaj çështje ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke shpërndarë raportin e GAP-it i cili vlerëson se Komuna e Mitrovicës së Jugut, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, renditet komuna me numrin më të madh të premtimeve të realizuara.

Ajo tha se me rreth një vit e gjysmë të mbetur në mandatin e tij, Hamza është afër përmbushjes se plotë të premtimeve.

Reagimi i saj:

Të ngjashme