Çitaku: Kam jetuar 7 vite në SHBA dhe e kam ndjerë mirësinë e popullit amerikan

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku ka uruar ShBA-të në përvjetorin e pavarësisë së tyre.

Përmes një postimi në “Facebook”, Çitaku ka thënë se Amerika nuk është vetëm e madhe, e fuqishme dhe e pasur, por është e mirë sepse sipas saj, amerikanët janë të mirë.

“Amerika nuk është vetëm e madhe. E fuqishme. E pasur. Amerika është e mirë, sepse amerikanët janë të tillë. Qofshin të pasur, të varfër, të pushtetshëm ose jo. Kam jetuar 7 vite në SHBA dhe e kam ndjerë mirësinë e popullit amerikan çdo ditë”, tha ajo.

Të ngjashme