Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pasi që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkarkuar nënkryetaren nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu.
Ajo ka lavdëruar punën e Sahatçiut dhe shkarkimin e saj e ka quajtur lojë të ndytë politike.
“Jam krenare që nuk ke pranuar të jesh pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badovc, qoftë në procesin e digjitalizimit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Ajo ka kritikuar Ramën që shkarkimin e bëri në Facebook, e ka thënë se përgjigjen e merituar Ramës do t’ia japin zyrtarisht e jo në Facebook.
POSTIMI I PLOTË:
Donjetë, une jam krenare me ty. Jam krenare me modelin e angazhimit qytetar e politik qe ti e përfaqëson.
Jam krenare që një grua e re si ti ka vendosë me e vu krejt kapitalin njerëzor, intelektual dhe politik ne shërbim të vendit.
Jam krenare sepse ti je vlere e shtuar per ne si vend.
E këto lojërat e ndyta politike janë posaçërisht të rënda për gratë profesioniste e të pakompremetuara. Shkarkimi përmes Facebook është më i lehtë kur mungojnë argumentet.
Jam krenare që nuk ke pranuar të jesh pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badovc, qoftë në procesin e digjitalizimit.
Donjetë, je dhe ke me mbetë faqebardhë. Vetëm përpara.
E Përparimit përgjigjen e merituar do t’ia japim zyrtarisht. Jo në Facebook.