Çitaku: Kurti duhet të tërhiqet nga ky zotim, nëse mendon se është tradhëti kombëtare

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit të Kryeministri Kurti i cili e ka dërguar në Prokurori zotimin e ish Kryeministrit të Kosovës se nuk do të zbarkojë FSK-në në veri pa koordinim me KFOR-in.

Tutje, ajo tha se nëse vërtetë z.Kurti mendon se një zotim i tillë është tradhëti kombëtare, ai menjëherë duhet të dërgojë letrën tek Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s duke u tërhequr nga ky zotim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Kurti e paska dërguar në Prokurori zotimin e ish Kryeministrit të Kosovës se nuk do të zbarkojë FSK-në në veri pa koordinim me KFOR-in.

Nëse vërtetë z.Kurti mendon se një zotim i tillë është tradhëti kombëtare, ai menjëherë duhet të dërgojë letrën tek Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s duke u tërhequr nga ky zotim të cilin e kanë dhënë të gjithë Kryeministrët e Kosovës pas Thaçit. Në të kundërtën, kjo është vetëm një lojë pa shije për konsum të brendshëm, por me pasoja për relacionet tona me aleatët.

Të ngjashme