Çitaku – Kurtit: Kërko falje dhe fshije statusin në FB

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 23:13 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta fshijë statusin e bërë për gruan që u vra sonte në oborrin e QKUK-së.

Sipas saj, Kurti madje duhet të kërkojë edhe falje për shkrimin e tij të bërë në Facebook.

“Kryeministër, fshije këtë status dhe kërko falje. “Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte.” “…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë.””, shkroi ajo, teksa përmendi dy fjalitë e shkruara nga Kurti, që sipas saj, janë gabim.

Kurti e ka titulluar reagimin e tij “Dy engjëj në qiellin e pistë”.

Të ngjashme