Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 06:03 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë e Mal të Zi, është që të mos përzihet aty ku nuk e ka vendin.

Çitaku tha se Kurti, mandantin e ka fituar për kryeministër të Kosovës e jo për sundimtar të shqiptarëve.Tash Albin, eja flasim për inflacionin, koston e papërballueshme të jetesës në Kosovë, rritjen e çmimit të energjisë, mungesën e projekteve zhvillimore, korrupsionin serioz në nivelet më të larta të qeverisjes ( sipas raportit të Departamentit të Shtetit ), ndërhyrjen e qeverisë në sistemin e drejtësisë, ngufatjen e lirisë së mediave ( raporti i Freedom House ), asociacionin me kompetenca ekzekutive, sanksionet e BE, etj etj. Apo këto janë tema të vogla për ju?”, shkroi Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Çitaku i tha Kurtit se është zgjedhur për ta qeverisur Kosovën, e jo për t’i përçarë shqiptarët gjithandej.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkrahur kandidatin shqiptar, Arben Taravarin, në garën për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Nga kandidatët shqiptarë atje, Taravari është renditur i dytë, pas Bujar Osmanit nga Fronti Evropian.

Të ngjashme