Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për sjellje arrogante dhe hipokrizi politike.
Ajo tha se Kurti flet për demokraci dhe sundim të ligjit, ndërkohë që qeveria e tij përballet me aktakuza dhe hetime, përfshirë edhe refuzimin personal për t’u paraqitur në prokurori për afera të mëdha.
Çitaku e quajti këtë sjellje “gërdi” dhe e akuzoi Kurtin për shkelje të vetëdijshme të Kushtetutës.
“Problemet e Amerikës nuk mund të jenë të tuat, Albin, edhe sikur të doje ti. A e kupton çfarë gjendje deliri dhe vetëmadhështie duhet për të folur në atë mënyrë? E pastaj të japësh leksione për demokraci e sundim të ligjit… Kushtetutën e keni shkelur me vetëdije dhjetëra herë. Kabineti qeveritar ose është me aktakuza, ose nën hetime. Vetë refuzon të paraqitet në prokurori për aferat multimilionëshe. Dhe megjithatë, flet për rend e ligj. Gërdi!”, ka shkruar ajo.