Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka reaguar pasi qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti miratoi ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Çitaku thotë se është “neveritur” nga metoda e përdorur për ndryshim-plotësimin e ligjit.
“Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile”, shkroi ajo në Facebook.
Shkrimi i plotë i Çitakut në Facebook:
Ligji për Zgjedhjet është instrumenti më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e demokracisë në Kosovë. Pra, pikërisht këtë demokraci në të cilën një parti opozitare fiton në mënyrë të pakontestuar 50% të votave.
Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile.
Kjo nuk është demokraci. Ky është shantazh dhe bullizëm politik.