Çitaku mirëpret vendimin e Komerciales për Klan Kosovën: Fitore për gazetarët

| 03 Gus 2023 | 13:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale për shtyrje të vendimit të nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve.

Në një konferencë për medie, ajo ka thënë se kjo është një fitore për gazetarët dhe lirinë e medieve në vend, raporton Klan Kosova.

“Sot ka qenë një fitore për gazetarët, për solidaritetin që keni treguar për njëri-tjetrin dhe shpresoj që të mbetet beteja e fundit që ne si shoqëri duhet ta ndërmarrin kundër përpjekjeve totalitare të qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

“Siç e keni parë gjatë gjithë kësaj kohe, çdo ditë e më shumë po pasurohet albumi i korrupsionit i kësaj qeverie. Raportimet e medieve po tregojnë se eksponentë të lartë të partisë shtet, nuk kanë lënë asnjë sektor pa e shtrirë rrjetin e korrupsionit përfshirë edhe në gjërat më esenciale si rryma, gruri, vaji”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme