Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se nesër do të dalë në protestën e paralajmëruar kundër Ligjit për Pagën Minimale.
Ajo tha se do të dal për dajën e vrarë si dhe ushtarët e gjallë që sipas saj po fyhen e nëpërkëmbën.
“Nesër do të dal në protestë. Për gjithë ato gra e burra që patën guxim ta mundin frikën dhe vdekjen. Për dajën tim të vrarë me pushkë në dorë. Për ushtarët e gjallë, por fatkeqësisht të fyer e të nëpërkëmbur”, ka shkruar ajo.