Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të radhës për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, duke e cilësuar situatën si një ngërç politik të krijuar artificialisht, raporton Ekonomia Online.
Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve për reflektim, duke theksuar nevojën për rikthim në funksionimin demokratik të institucioneve.
“Sot do të duhej të ishim në seancë për shkarkimin e bordit të ZRrE-së, por për shkak të kryeneçësisë politike të z. Kurti dhe përpjekjes së tij për të legjitimuar presionin politik, kjo nuk ndodhi. Nuk votohet me diktat,” tha Çitaku.
