Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas shkrepjes së Ekonomia Online nga seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes, ku një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje shihet duke dërguar një mesazh lidhur me procesin në Kuvend.
Në fotografinë e publikuar, në mesazh përmendet zgjedhja e presidentit “karate”.
Çitaku ka shpërndarë fotografinë në Facebook, duke shkruar: “NO COMMENT.”