Çitaku para mbledhjes së Këshillit Drejtues: E kemi obligim kombëtar të marrim vendime të guximshme e të drejta

Prishtinë | 03 Kor 2023 | 15:33 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, në një prononcim për medie para fillimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie, tha se Kosova po kalon ditët më të vështira që nga viti 1999, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se e kanë obligim kombëtar që të merren vendime të guximshme e të drejta, më qëllim që të ruhet trajektorja euroatlantike e Kosovës.

Madje sipas saj, asnjëherë më parë në këto tri dekada Kosova nuk ka qenë më e vetmuar, më e izoluar, më e përjashtuar.

“Me ftesë të kryetarit të PDK sot mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së. Këshilli Drejtues është organi më i lartë vendimmarrës. Pas përfundim të mbledhjes kryetari Krasniqi do të mbaj një konferencë për shtyp për vendimet që do të dalin nga ky këshill. E vërteta e dhimbshme është që Kosova po kalon ditët më të vështira që nga viti 1999. Asnjëherë më parë në këto tri dekada Kosova nuk ka qenë më e vetmuar, më e izoluar, më e përjashtuar”.

“Ne nuk guxojmë që të sillemi me indiferencë karshi një situatë të tillë ne nuk guxojmë të stimulojmë normalitet në një gjendje kaq të rëndë. E kemi jo obligim partiak, e kemi obligim kombëtar që sot të marrim vendime të guximshme, të drejta, ndonëse mund të jenë jo popullore por më e rëndësishmja është qe të marrim vendime të cilat shpresojmë që do ta ruajnë trajektoren euroatlantike të Republikës së Kosovës”.

“Ne jemi të vetëdijesh që nuk i kemi numrat si opozitë për të votuar mocionin suksesshme të mos besimit, mirëpo ka mënyra edhe të tjetra, mund të bëhet shpërndarja e Kuvendit e të tjera, për detajet do t’i komunikoj kryetari pas mbledhjes”, tha ajo.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme