Çitaku për vrasjen te QKUK-ja: Për monstrumin që sot i shuajti dy jetë – dënim maksimal

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me vrasjen e një gruaje 35-vjeçe në oborrin e Klinikes Gjinekologjike.

Çitaku tha se është e shokuar dhe se s’ka fjalë për krimin që ndodhi, ku sipas saj, ish-bashkëshorti dyshohet se ishte dorasi që e vrau gruan shtatzënë.

“Dy gra që vriten pikërisht brenda periudhës së kampanjës kundër dhunës me bazë gjinore. Për monstrumin e sotëm që shuajti dy jetë, një në mes e tjetrën pa filluar ende, dënim maksimal”, ka shkruar Çitaku.

Tutje, ajo i ka bërë thirrje organeve që të reagojnë fuqishëm dhe pa kompromis, teksa i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerës.

Të ngjashme