Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur të padrejtë vendimin për suspendimin e kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Trepçës dhe katër anëtarëve tjerë të saj,
“Vendimet si ky jo vetëm që janë të padrejta, por edhe shpërfaqin brutalisht hipokrizinë e partisë shtet”, ka shkruar ajo, përcjell KlanKosova.tv.
“Në opozitë të majtë dhe me sindikata, në qeverisje shtypësit më të mëdhenj të tyre”, ka shtuar ajo duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje.