Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka sqaruar raportimet e fundit që lidhen me mundësinë e ofrimit të postit të Presidentit për Partinë Demokratike të Kosovës, duke i cilësuar ato si “të pavërteta dhe spekulative”.
“Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm”, tha Çitaku.
Ajo bëri thirrje që mediat të bazohen vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara:
“I bëjmë thirrje mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara. PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!” shtoi ajo.