Çitaku reagon pas sulmeve të Bislimit ndaj Kushtetueses: Demokracia dhe rendi kushtetues në rrezik

Prishtinë | 03 Jan 2024 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas sulmeve që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bëri ndaj Gjykatës Kushtetuese duke i quajtur “jokompetentë”, “jokredibilë”, “kontroversë” dhe “mjedis i korruptuar”.

Ajo ka vlerësuar këtë jo vetëm skandal, por ka theksuar se “demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare e kësaj klase qeverisëse”.

Reagimi i Çitakut:

Deklarata e Besnik Bislimit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhënë “ Radio Gorazdevacit” do të mund të quhej skandaloze nëse Besniku do të ishte vetëm një qytetar pa funksion publik i republikës sonë

Por, kur një ZVKM në detyrë shprehet me gjuhë të tillë kundër gardianit të Kushtetutës, është alarmante dhe e rrezikshme.

Demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse.

Të ngjashme