Çitaku: Seanca u kurdis, Kosova mbetet e bllokuar

Prishtinë | 04 Qer 2025 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të radhës për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, duke e cilësuar situatën si krizë të thellë politike, raporton Ekonomia Online.

“Asgjë të re për të thënë. Kosova vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kryeneçësisë së Vetëvendosjes. Dështuam sërish, vendi është në krizë,” u shpreh ajo para mediave.

Çitaku theksoi se edhe sot kishte përpjekje për të mbajtur seancën, por ajo u kurdis për të akomoduar interesat e disa deputetëve, ndërsa mungoi vullneti për marrëveshje në të mirë të qytetarëve.

Ajo paralajmëroi se nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë, bllokada politike do të vazhdojë të rëndojë mbi qytetarët dhe institucionet e vendit.

“Asgjë të re për të thënë Kosova vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kryneqësisë të VV-së, dështuam sërisht vendin është në krizë. Sot pat përpjekeje dhe u kurdis seanca për të akomoduar nevoajt e deputetëve dhe nuk po arrijnë që të bëjnë marrëveshje ëpr të mirën e qytetarëve:, tha thënë Citaku.

Të ngjashme