Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka publikuar deklaratën e ish-Presidentit Hashim Thaçi të bërë si rrallë herë në Gjykatën Speciale gjatë seancës përgatitore e nga ku u shpreh i indinjuar që seanca u caktua sot, në ditën kur shqiptarët shënojnë festat e 28 Nëntorit.
Ajo thotë se shumë shpejt kjo padrejtësi do të marrë fund, dhe bashkë do të festojnë.
“Shumë shpejt, President. Shumë shpejt edhe kjo padrejtësi do të marrë fund, dhe bashkë do të festojmë në Kosovën e lirë – çdo festë. Urime 28 Nëntori dhe dalja publike e UÇK-së!”, ka shkruar Çitaku.