Çitaku: Sot në Shkup u mblodhëm me një kërkesë të vetme, duam drejtësi

Prishtinë | 13 Dhj 2025 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Vlora Çitaku ka marrë pjesë sot në protestën që u mbajt në Shkup në mbështetje të krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.

Çitaku ka publikuar foto nga protesta, ndërsa ka shkruar se sot në Shkup u mblodhën me kërkesën e vetme për drejtësi, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj i plotë:

Faleminderit motrave dhe vëllezërve tanë që sot u mblodhën në Shkup, me një kërkesë të vetme: duam drejtësi.

Faleminderit që, ashtu siç na i hapët dyert dhe zemrat gjatë luftës në Kosovë, edhe sot na dëshmuat se jeni me ne.

Ju rritë nderi.

Të ngjashme