Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për targat në Bruksel.
“Sovraniteti është i rëndësishëm, por edhe aleancat”, ka shkruar Çitaku në Twitter.
Po ashtu ajo ka pyetur, “si kaluam nga diskutimi për normalizimin dhe njohjen reciproke, në grindjet e vogla për targat?”.