Vlora Çitaku ka bërë thirrje për bashkim në marshin e 17 shkurtit që do të mbahet me të vetmen kërkesë “Drejtësi, jo politikë”.
Këtë thirrje ajo e bën duke nënvizuar se po bëhet për të mbrojtur historinë dhe se liria e Kosovës nuk është narrativë politike, por sakrificë, gjak e amanet.
Postimi i plotë:
Bashkë me Arbërin dhe Diellin, do të jemi në shesh.
Në mbrojtje të historisë sonë. Në mbrojtje të së vërtetës.
Sepse liria jonë nuk është narrativë politike.
Është sakrificë. Është gjak. Është amanet.
Drejtësi, jo politikë!
Le të jemi bashkë, me zë dhe me zemër.
Për ata që luftuan.
Për ata që besojnë.
Për ata që do të vijnë pas nesh.
Më 17 Shkurt 🇽🇰
Në Sheshin “Skënderbeu”
Ora 14:00 – Prishtinë
Bashkë. Për të vërtetën.