“Citizens” do të mundohen ta mposhtin Wolverhamptonin për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Premierligë
Manchester City do ta hapë sonte xhiron e 27-të të Premierligës.
“Citizens” do të ketë punë me Wolverhamptonin, të cilin do ta presë në “Etihad Stadium”, shkruan Gazeta Express.
Skuadra e Pep Guardiolës do ta kërkojë trepikëshin e radhës, në mënyrë që të shkëputet edhe më shumë në krye të tabelës.
City aktualisht i ka 62 pikë, 12 më shumë se përcjellësi kryesor, rivali lokal, Manchester United.
Prandaj, çdo fitore tash e tutje do t’i afrojë “Qytetarët” me titull të kampionit.
Nga ana tjetër, Wolves do të ishin të kënaqur me një pikë në këtë udhëtim të vështirë.
Ndeshja në mes të Manchester Cityt me Wolverhamptonin do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:00.