Derbi i javës së 13-të në Premier League mes Manchester Cityt e Liverpoolit ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.
Goli i parë në ndeshje erdhi në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 27 përmes super-sulmuesit Erling Haaland, pas një asisti nga Ake.
Skuadra mysafire pati disa raste në pjesën e parë, mirëpo asnjëri nga reparti ofansiv nuk ishin konkretë.
Goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 80-të pas një goditjeje precize nga mbrojtësi i krahut, Trent Alexander Arnold pas një asisti nga Mohammed Salah.
Dy skuadrat tentuan sërish që të ndryshojnë diçka në këtë ndeshje, por nuk ia dolën.
Me pikët e ndara mes dy ekipeve të para në tabelë, City e Liverpool mbesin në po të njëjtat pozita – në të parin (29 pikë) dhe të dytin (28 pikë) respektivisht