Manchester City e ka mposhtur Real Madridin midis “Bernabeut”, me rezultat 1-2, sonte në kuadër të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve.
Sfida mes madrilenëve dhe skuadrës angleze, ka dhënë një ndeshje tejet të fortë, me aksion të mira, raste të shumta dhe tre gola të shënuara.
Edhe pse në pjesën e parë shanset nuk munguan, megjithatë, skuadrat shkuan në zhveshtore pa gola.
E fraksioni i dytë i ndeshjes sollië tre gola që bëri këtë sfidë tejet dramatike. Fillimisht Isco (60’), zhbllokoi lojën duke kaluar në epërsi Realin, mirëpo, skuadra e Pep Guardiolas në çerekun e fundit, u rikthye në lojë, duke përmbysur avantazhin e skuadrës “merenguese”.
Fillimisht Jesus (78’), barazoi shifrat në 1-1, ndërsa De Bruyne pesë minuta më vonë nga pika e bardhë shënoi golin e epërsisë për skuadrën e Cityt.
“Los Blancos” në minutën e 86-të mbeti më një lojtar me pak pasi Ramos u “skuq”. Fitorja e Cityt në këtë duel, është një hap i madh për të kaluar në rundin tjetër, sepse sfida e kthimit luhet në “Etihad Stadium”.
Ndërkohë, për befasinë e kësaj natë u përkujdes Lyon që mundi Juventusin, me rezultat 1-0. Tusart (31’), realizoi golin e fitores për skuadrën franceze, e cila për ndeshjen e kthimit që luhet në Torino do të shkojë me fitoren minimal prej 1-0.