Manchester City vazhdon të mendojë për ta përforcuar repartin defensivë.
Pasi kanë transferuar Kyle Walker për 50 milionë funte, City ka gati një tjetër goditje.
Mbrojtësi i majtë i Monacos, Benjamin Mendy është objektivi kryesor i Cityt për këtë afat kalimtar.
Mediat franceze kanë raportuar se skuadra angleze tanimë ka bërë ofertë zyrtare për Mendyn.
Skuadra e Pep Guardiolës ka ofruar 35 milionë funte për transferimin e francezit në “Etihad Stadium”.
23-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare ku do të fitoj rreth katër milionë funte në stinor.
Kujtojmë që Mendy iu bashkua Monacos vitin e kaluar nga Olympique Marseille për 13 milionë euro.