Manchester City po mendon të bëjë ofertë në verë për transferimin e mesfushorit kroat të Barcelonës, Ivan Rakitiq, shkruan “Don Balon” të hënën, transmeton Koha.net.
Barcelona mund të bindet të shes kroatin në verë, pasi kontrata e Rakitiqit skadon në vitin 2021.
Manchester City po mendon të ofrojë 45 milionë euro për Rakitiqin. Rakitiq 31-vjeçar ka luajtur 30 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor, ndërsa ka asistuar katër gola. Ai Barcelonës iu bashkua nga Sevilla në verën e vitit 2014 për 18 milionë euro.