Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e Kampionëve.
Skuadrat e renditura nga pozita 9 deri në 24 mësuan kundërshtarët e tyre drejt kualifikimit në 1/8 e finales së garës më prestigjioze evropiane.
Dueli më interesant pa dyshim do të jetë ai mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, dy gjigantëve evropianë të futbollit, ku njëri do të duhet të eliminohet qysh në këtë fazë.
Tetë ekipet më të mira kaluan automatikisht në raundin e 1/8-ës, ndërsa ekipet e renditura nga vendi i nëntë deri në të 24-tin do të luajnë në plejof për të siguruar vend në fazën tjetër të eliminimit direkt.
Ekipet që kaluan direkt në raundin e 1/8-ës janë: Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.
Ndërkohë, ekipet që do të luajnë në fazën e plejofit janë: Atalanta, Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayern, Milan, PSV, PSG, Benfica, Monaco, Brest, Feyenoord, Juventus, Celtic, Manchester City, Sporting dhe Club Brugge.
Do të ketë sistem të veçantë shorti ku ekipet e renditura në vendet 9-16 do të përballen me ekipet e renditura në vendet 17-24.
Ndeshjet e para të plejofit do të zhvillohen më 11 dhe 12 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 18 dhe 19 shkurt. Raundi i 1/8-ës do të luhet më 4-5 dhe 11-12 mars.
Çiftet e Plejofit të Ligës së Kampionëve:
Brest – Paris Saint-Germain
Monaco – Benfica
Juventus – PSV
Feyenoord – Milan
Manchester City – Real Madrid
Celtic – Bayern Munich
Club Brugge – Atalanta
Sportig CP – Borussia Dortmund