Çka bëjnë njerëzit e suksesshëm që në orën e parë të ditës

Prishtinë | 11 Sht 2024 | 23:44 | Nga Ekonomia Online

Thuhet se ora e parë e ditës është më e rëndësishmja. Kujdesuni të ndërmerrni disa hapa të vegjël për t’u siguruar se nuk do ju shkojë dëm.

Mëngjeset kanë qenë gjithmonë objekt debati. Për disa është thelbësore ta fillojnë ditën sa më herët, ndërkohë që të tjerë preferojnë mëngjeset e vona.

Megjithatë, çdo mëngjes kur zgjohem, sapo hap sytë filloj të bombardoj mendjen me mendime se çfarë kam për të bërë gjatë ditës.

Edhe pse ne të gjithë i shpenzojmë ndryshe nga njëri-tjetri mëngjeset, ekzistojnë 3 veprime të cilat secili duhet t’i kryejë për të qenë më i suksesshëm çdo ditë.

Zgjidhni një nga detyrat e vështira për ta realizuar përpara të tjerave

Kjo ide e ka zanafillën nga shprehja e Mark Twain, “Ha një bretkosë të gjallë si fillim në mëngjes dhe asgjë më e keqe se kjo nuk do ju ndodhë në pjesën e mbetur të ditës”.

Me fjalë të tjera, nëse realizoni një gjë të tillë që në mëngjes, gjithçka tjetër që do vijë më pas do ju duket më e lehtë. Duke “hequr qafe” diçka të vështirë që në orën e parë të ditës tingëllon si një mënyrë fantastike për tu ndier të plotësuar dhe për të mos e mbajtur më mendjen aty përgjatë ditës.

Mos kontrolloni email-et

Nëse nuk jeni duke punuar në një profesion ku është e nevojshme të jeni pranë telefonit 24 / 7, nuk ka arsye të filloni të punoni përpara kohe. Shtyjeni përgjigjen e emaileve të cilat nuk janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Përse të stresoheni në një ambient ku është mundësia të jini të qetë? David Karp, themelues i Tumblr, përmend në një thënie të tijën për revisten Inc. se ai përpiqet të mos i lexojë emailet kur është në shtëpi. Duke pasur kompjuterat në miniaturë me vete (smartphonët) përgjatë gjithë kohës është paksa e vështirë të ndihesh rehat kur nuk je i arritshëm qoftë edhe për pak kohë – por kjo kohë sigurisht që është një shpërblim të cilin e kupton kur fillon të angazhohesh përsëri me emailet dhe detyrat.

Gjeni diçka që ju lumturon dhe bëjeni çdo ditë

Mund të jetë diçka e thjeshtë si për shembull të pish një kafe diku, vetëm apo me dikë që keni për zemër ose 10 minuta meditim. Vetë veprimi është domethënës. Ajo që ka rëndësi është të zhvillojmë një zakon i cili na dhuron kënaqësi në minutat e para pas zgjimit.

Për shembull, sa herë që zgjohem, pres me padurim të shkoj të bëj kafen për vete. Më merr 6 minuta dhe ndihem sikur kaq gjë është mëse e mjaftueshme për të më nxitur të nis ditën me një ndjesi të këndshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme