Të paktën 78 njerëz u vranë dhe 4,000 të tjerë u plagosën në një shpërthim masiv që tronditi të martën kryeqytetin libanez, Bejrut, tha për Reuters ministri i shëndetësisë i Libanit.
Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi saktësisht shpërthimin, me qendër në zonën e portit të qytetit
Kryeministri i Libanit tha që një hetim do të përqendrohej në rreth 2,750 tonë të nitratit të amonit shpërthyes, të ruajtur në një depo për gjashtë vjet.
Një korrespodent i lartë ndërkombëtar i CNN tha që shpërthimi u ndije si një tërmet, ndërsa një dëshmitare tha që ajo kurrë nuk kishte ndier një shpërthim të tillë më parë.
Presidenti Trump ofroi mbështetje dhe ndihmë për njerëzit e Libanit pas shpërthimi që la dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur të martën, duke iu referuar incidentit si një “sulm i tmerrshëm”. Zyrtarët libanezë nuk e kanë quajtur shpërthim një sulm.
Tre zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së i thanë CNN-it se nuk ka asnjë indikacion që ata kanë parë që shpërthimet masive që tronditën kryeqytetin libanez të Bejrutit të ishte një sulm, siç tha Presidenti Trump.
E gjithë bota është solidarizuar me Libanin dhe tashmë ka nisur ndihma në shtetin që e ka gjunjëzuar pandemia COVID-19.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për këtë rast tragjik. Ai tha se mendja dhe lutjet tona shkojnë për të lënduarit dhe familjet e viktimave.
Më tutje, ai shkruan se Kosova qëndron pranë Libanit në këto kohë të vështira.