Gratë të cilat dëshirojnë të shtyjnë shtatzëninë kanë gjasa më të mëdha të kenë sukses në qofte se ngrijnë vezët gjatë viteve të 20-ta të tyre.
Shumica e grave që kalojnë nëpër këtë procedurë vendosin në fund të 30-ve, kur edhe kanë shumë pak gjasa për sukses.
Specialistët kanë paralajmëruar se sa më gjatë që presin gratë aq me të ulëta janë gjasat për të ngelur shtatzënë.
“Provat tregojnë se koha më e mirë për ngrirjen e vezëve është kur gratë janë në moshë më të re, në fillim të 20-ve. Është tejet e rëndësishme që të ketë informacione të sakta për fertilitetin dhe ndryshimet që vijnë me moshën” ka deklaruar profesori Adam Balen.
Ai ka shtuar se ka nevojë që gratë t’i kenë të gjitha informatat para se të vendosin për krijimin e familjes.