Tensioni i gjakut është forca me të cilën gjaku qarkullon nëpër enët e tij.
Në rast se forca shtytëse kundrejt arterieve bëhet shumë e madhe, atëherë personi vuan nga tensioni i lartë.
Por në rast se ndodh e kundërta atëherë personi vuan nga tensioni i ulët, njofton Klan Kosova.
Tensioni normal tek njerëzit është në mes 120/80 dhe 140/90, ndërsa tension i ulët konsiderohet kur vlerat bien nën 90/60.
Zakonisht tensioni i ulët i gjakut shkaktohet nga medikamentet apo edhe vëllimi i ulët i gjakut në trup.
Trajtimi më i mirë i tensionit të gjakut është konsumimi sa më i tepërt i ujit dhe reduktimi i alkoolit, në mënyrë që të mos shkaktohet dehidrim.