Çka është dieta ketogjenike

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 17:33 | Nga

Një studim i fundit, i kryer nga universitete të shumta amerikane, kanë treguar se dieta ketogjenike, e cila kohëve të fundit është bërë mjaft e njohur, mund t’ju ndihmojë t’i humbni më shpejt kilogramët e tepërt sesa ushtrimet fizike.

Pasi që jo gjithsecili që dëshiron të humb peshë i preferon ushtrimet fizike, atëherë dieta ketogjenike është metodë efektive alternative, transmeton Telegrafi.

Zakonisht trupi e merr energjinë nga karbohidratet dhe i kthen ato në glukozë. Sidoqoftë, nëse ka mungesë të karbohidrateve, trupi fillon t’i shfrytëzojë rezervat e yndyrës për ta arritur nivelin e nevojshëm të energjisë. Vlen të ceket se dieta ketogjenike përdoret nga atletët dhe pjesëmarrësit e maratonave ose sporteve tjera që kërkojnë qëndrueshmëri të madhe.

Duke u bazuar në studimet e ndryshme, dieta ketogjenike ndihmon në zvogëlimin e prodhimit të grelinit – hormoni i urinës.

Dieta ketogjenike është e ndryshme nga dietat tjera sepse personat që e ndjekin këtë dietë nuk humbin masë muskulore, por vetëm dhjam.

Elementi kryesor i nutricionit gjatë dietës ketogjenike është yndyra, e cila duhet të jetë 75% i të gjitha ushqimeve që i konsumoni. Pastaj duhet të konsumoni 20% proteina dhe karbohidrate vetëm 5%.

Rregulli kryesor i kësaj diete është se sheqeri duhet të përjashtohet krejtësisht nga menyja, e gjithashtu edhe produktet e brumit.

Ushqimet që lejohet t’i hani:

– Vajin dhe gjalpin

– Arrat

– vezët

– Çdo lloj mishi

– Kërpudhat

– Perimet e gjelbra me shumë fibra

– Përveç qumështit, të gjitha produktet tjera të bulmetit me yndyrë

Ushqimet e ndaluara:

– Të gjitha produktet e brumit

– Mishrat e përpunuara (p.sh. virshllet) sepse përmbajnë sheqer

– Perimet me sasi të mëdha të sheqerit dhe karbohidrateve, si patatet

– Çdo lloj alkooli

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme