Çka është “doza përforcuese” dhe “doza shtesë” e vaksinës anti-Covid dhe kur duhet marrë?

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, ka bërë një sqarim në lidhje me shprehjet “doza përforcuese” dhe “doza shtesë” (doza e tretë) dhe kush dhe kur duhet marrë këto doza të vaksinës kundër-Covidit, shkruan Ekonomia Online.

Doza përforcuese (booster dose) e vaksinës kundër Covid-19 jepet te personat të cilët kanë përfunduar dy vaksinat. Kjo dozë jepet pas një perudhe kur mendohet se ka rënë imuniteti ndaj virusit, pas 6 muajsh, ka shpjeguar Latifi-Pupovci, në një postim në Facebook

Doza shtesë (doza e tretë) jepet 4 javë pas dozës së dytë. Kjo dozë jepet te personat me imunitet të kompromituar (të ulur), me qëllim të stimulimit të imunitetit qysh në fillim të dhënjes së vaksinave. Doza perforcuese ( e katert) te keta persona jepet pas 4 muajsh, ka theksuar ajo.

Imunitet të kompromituar kanë:

  1. Pacientët me terapi kundër kancerit (edhe atij të gjakut)
  2. Përdorin kortikosteroide në doza të larta dhe barna tjera të cilat e frenojnë imunitetin
  3. Janë të diagnostikuar me HIV
  4. Jane të diagnostikuar me imunodeficience primare

P.S. Koha pas se ciles duhet te merren keto doza mund te ndryshon, varesisht prej rezultateve te hulumtimeve.

Të ngjashme