Respiratori nuk është një maskë oksigjeni e vendosur mbi gojë ndërsa pacienti qëndron i qetë dhe lexon gazetën. Ventilimi për Covid-19 është një intubacion i dhimbshëm që futet në fytin tuaj dhe qëndron atje derisa të mbijetoni ose të vdisni.
Kryhet nën anestezi për 2 deri në 3 javë pa lëvizur, nganjëherë me kokë poshtë, tubi futet nga goja deri në trake dhe ju lejon të merrni frymë në ritmin e makinës pulmonare. Pacienti nuk mund të flasë, të hajë ose të bëjë asgjë natyrale – pajisja ju mban gjallë.
Për shkak të sikletit dhe dhimbjes që ata ndjejnë nga kjo, profesionistët mjekësorë duhet t’u japin atyre sedativë dhe medikamente për qetësimin e dhimbjeve për të siguruar tolerancën në tuba për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Sikur me qenë në një gjendje kome artificiale.
Pas 20 ditësh të këtij trajtimi, një pacient i ri mund të humbasë 40% të masës së muskujve dhe të marrë traumë në gojë ose në kordat e zërit, si dhe komplikime të mundshme pulmonare ose kardiake.
Kjo është edhe arsyeja pse njerëzit e moshuar ose të dobët nuk mund të durojnë trajtimin dhe vdesin.