Kur dëgjojmë fjalën tradhti: shumica prej nesh mendojnë për momentet intime dhe pasionante me personin anonim, i cili nuk është partneri ynë. Por a është vetëm kjo tradhti? Nganjëherë tradhtia fshihet pas marrëdhënies miqësore, në të cilën ndizen emocionet, e për këtë ndoshta nuk jeni as të vetëdijshëm.
Ja disa shenja, që tregojnë se ndoshta pa vetëdije e keni kaluar kufirin:
Flisni shpesh për të
Mënyra më e mirë për t’i kushtuar vëmendje kësaj se miqësia juaj a e ka kaluar kufirin është të mendoni sa shpesh mendoni për atë person. Llogaria është shumë e thjeshtë: Sa më shumë kohë të kaloni duke menduar për atë person, aq më të forta janë ndjenjat tuaja, e me këtë edhe më të paqarta.
Kur bisedoni me atë person ndjeheni më mirë dhe i mbushur
Pas bisedës me mikun, pas të cilit ndoshta fshihet diçka më shumë, gjithnjë ndjeheni më entuziast dhe më i kënaqur. Qoftë për shkuarjen për kafe, apo vetëm për komunikim të zakonshëm, i gëzoheni takimit të ardhshëm dhe e prisni me padurim