Qytetarët e Kosovës, hanë më shumë mish se bukë. Në tryezat e tyre, mishi është ushqimi kryesor me të cilën ngopen.
Kështu tregojnë të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sa i përket shpërndarjes së konsumit të ushqimit në Kosovë.
Në përgjigjet që ASK, ka dhënë për Gazetën Fjala, shihet se nga 100 përqindëshi i ushqimit që konsumojnë kosovarët, dominon mishi me 20 për qind.
Menjëherë pas mishit në listën e konsumit ushqimor, renditen qumështi, djathi e vezët me 18 për qind.
Tryezën, kosovarët e pasurojnë me perime, të cilat nuk janë se konsumohen pak nga ana e tyre. 12 për qind e sofrave kosovare është e mbushur me perime, pas produkteve të lartpërmendura.
Edhe pijet jooalkolike, nuk konsumohen në numër të vogël. 10 për qind, është shifra, e konsumit të këtyre pijeve në shtëpitë e kosovarëve.
8 për qind është e përbërë nga frutat, 6 për qind sheqer e ëmbëlsira, 3 për qind vajra e yndyra.
Kosovarët nuk shihet se konsumojnë shumë peshkun. Vetëm 1 për qind konsumojnë peshk.