Çka i është shkatërruar ministrit Murati dhe VV-së qe 20 vjet?

Prishtinë | 12 Nën 2024 | 18:15 | Nga Avni Arifi

Çka i është shkatërruar ministrit Murati dhe Lëvizjes Vetëvendosje që Kosova ka pasur në vitin 2000 e tash nuk e ka? Opozita s’ka çka kërkon falje. Është VV-së që po i dhemb, që epoka para 2000-tës s’do të kthehet kurrë.

20 vite para se të vinte VV në pushtet, Kosova kishte rreth 2 milion banorë. Sipas rezolutës 1244, Kosova ishte pokrainë e Serbisë dhe vetëm administrata ndërkombëtare ishte legale, ndërsa kjo rezolutë parashihte që një ditë të fillojnë negociatat për status, siç ndodhi në vitin 2007. Deri në shpalljen e pavarësisë, e tërë qeverisja ishte në duart e UNMIK-ut, ndërsa IPVQ-ja kishte vetëm disa kompetenca tepër të kufizuara.

Asnjë gjykatë funksionale dhe asnjë ligj i aplikueshëm nuk ekzistonin. Mbi 200,000 lëndë të trashëguara, shumica nga ish-sistemi, ishin të pranishme. Qeverisja filloi me ligje jo diskriminuese të SFRJ dhe dekrete të PSSP. Nën presion dhe detyrim, UÇK ishte duke u shëndrruar në forcë për katastrofa natyrore dhe deminim.

Kanë qenë rreth 700 fshatra të shkatërruara dhe rreth 114,000 shtëpia të shkatërruara, të cilat BE dhe OJQ të tjera, por edhe familjarë nga diaspora, kishin filluar të i rindërtonin. Në zona më të theksuara të luftës, qytetarët në vitin 1999, por edhe 2000, ende nxirrnin familjarët nga bunaret e vrarë nga forcat serbe, ndërsa plot të tjerë zbulonin varreza masive me familjarët e tyre në to.

Asnjë qytet, duke përfshirë Prishtinën, nuk kishte administratë lokale dhe nuk kishte as administratë qendrore. Ka Qeverisë Unmiku, ndërsa Kosovarët kanë luftuar për sigurimin e mbijetesës dhe për të ngjitur prapë në jetë. Buxheti i parë i konsoliduar i Kosovës ishte në vlerë vetëm prej €220 milion.

Infrastruktura ishte jashtëzakonisht e dobët: nuk ka pas asnjë autostradë dhe nuk ka pas asnjë rrugë magjistrale në gjendje normale. Pothuajse asnjë fshat i Kosovës nuk ishte i asfaltuar. Termocentrali Kosova A dhe B pa asnjë mirëmbajtje dhe me nevojë për investime prej qindra milion euro që Kosova nuk i kishte. Qytete të tëra ishin pa rrymë, dhe për fshatra, rryma ishte luks.

535 ndërmarrje shoqërore ishin në letër, por mbi 500 të vdekura në praktikë.

Kosova sapo kishte filluar trajnime tre mujore për policë që paguheshin me rroga mizérie nga buxheti i BE. Kosova nuk kishte as Qeveri as parlament të njohur e as të dalur nga zgjedhjet. Administrata publike inekzistente me kuadro larg punës profesionale për 12 vjet largimi nga puna.

Mediat dhe infrastruktura e transportit ishin minimale: kishte filluar me orar të reduktuar RTK, e më vonë KTV dhe TV 21, kurse pothuajse krejt gazetarët e kishin përvojën e sistemit të kaluar ose ishin të patrajnuar. Aeropporti i Prishtinës kishte një gjysë piste dhe shumica e fluturimeve bëheshin nga Shkupi. S’kishte as fusha sportive as klube të mirëfillta sportive, dhe shumë ndeshje profesionale luheshin në livadhe të buallicave.

Mjafton me i lexu dhe marre parasysh keto fakte dhe me u bind se narrative dashakeqe se “gjithcka eshte shkaterru keto 20 vite” eshte prodhim i idiotëve të dobishëm jo nga miq të Kosovës per trushperlarjen ne mase te gjere. Fatmiresisht, e verteta eshte krejt ndryshe.

Të ngjashme