Ndarjet e këqija zakonisht lënë plagë të thella emocionale të cilat janë të vështira për t’u shëruar, ndërkaq shkencëtarët faktikisht pajtohen se koncepti i thyerjes së zemrës ekziston dhe ka efekte fizike në trup.
Ekspertët shëndetësorë tregojnë se në sindromën e zemrës së thyer, një pjesë e zemrës përkohësisht zmadhohet dhe nuk pompon mirë, ndërsa pjesa tjetër e zemrës funksionon normalisht ose me kontraksione më të fuqishme.
Ja çfarë i ndodh trupit kur dikush jua thyen zemrën:
– Shumica e njerëzve përjetojnë dhimbje fizike pas thyerjes së zemrës, dhe shkenca e mbështet këtë pohim. Dhimbja emocionale faktikisht ndikon në shëndetin fizik. Mendja është organ shumë i fuqishëm dhe zemra e thyer është emocion shumë i fuqishëm. Kur kombinohen këto dyja, padyshim se prodhojnë reaksion fizik. Për t’i lehtësuar dhimbjet, bëni aktivitete fizike të cilat ndihmojnë në lirimin e dhimbjes emocionale.
– Fundi i papritur i një lidhje shpeshherë shkakton edhe depresion. Nëse jeni në rrethana të tilla, gjejeni dikë që ju qëndron afër, ju mbështet dhe me të cilin/cilën mund t’i diskutoni gjërat dhe ta shmangni depresionin.
– Thyerja e zemrës mund të lë efekte afatgjate edhe në peshë trupore. Shumica e njerëzve ballafaqohen me pikëllimin duke e tepruar me ngrënie të ushqimit, ndonëse ka tjerë që e humbasin apetitin. Prandaj, sigurohuni që ju ta parandaloni ngrënien e tepërt dhe shtimin e peshës.
– Thyerja e zemrës është dëshmuar se e dobëson edhe sistemin e imunitetit për shkak të niveleve të larta të stresit që i shkakton.
– Nivelet e larta të stresit shkaktojnë edhe probleme në lëkurë për shkak të mos balancimit hormonal.
– Shumica e njerëzve kanë probleme edhe me gjumë pas ndarjes, prapë për shkak të niveleve të larta të stresit.