- Është plan, s’është marrëveshje!
Plan për t’u marrë vesh, një ditë.
- Me këtë plan, Kosova ka mbetur temë e hapur;
problem i pazgjidhur;
përjetësisht e varur nga disponimi i Serbisë!
- Asgjë e re në Perëndim.
Plani është i vjetër, por ‘shitet’ si plan i ri.
- Sipas disa pikave të këtij plani duket sikur dje ka përfunduar lufta.
- Sipas një pike të planit, duket sikur Evropa po mundohet ta ndal një luftë që ka përfunduar në vitin 1999.
- Plani është i paqartë, i përgjithësuar dhe me etj…
Ku ka etj. nuk ka kufij…
që do të thotë se planin mund të interpretosh si të duash, por asnjë zor ligjor nuk të detyron ta zbatosh.
- Askund nuk shkruan, nëse nuk e respekton…të pret ndëshkimi.
- E vetmja vërejtje dhe detyrim është zbatimi i marrëveshjeve të vjetra (Asociacioni).
Pra, Neni 10 është i vetmi nen i qartë, detyrues dhe të gjitha nenet e tjera (që janë fraza dhe dëshira) i shërbejnë nenit 10.
- Ky plan e ka veç një nen: Nenin 10.
Të tjerat janë nene artificiale.
- Plani i është dedikuar popujve primitiv, prandaj:
çështjet më të parëndësishme i kanë rënditur të parat, nenin më të rrezikshëm e kanë vendosur të fundit në plan,
për mashtrim optik – sa më poshtë neni, demek, më i parëndësishëm’!
- Siç është neni 1 (kryesori) anipse e ka fjalën për targa, vula doganore, diploma e pasaporta…
Sipas planit franko-gjerman, më të rëndësishme janë targat sesa Asociacioni që anipse e ndan Kosovën, e ka vendin në fund.
- Neni 10: ‘Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.
- Çka i ka pëlqyer Albin Kurtit në këtë plan?
I ka pëlqyer kjo fjali:
- ‘Të vetëdijshëm se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit dhe sovranitetit territorial’…
E kanë fjalën për respektimin e sovranitetit të Kosovës, në bazë të Kushtetutës së Kosovës,
në bazë tē Kushtetutës së Serbisë (ku Kosova është pjesë e Serbisë) apo në bazë të OKB-së.
(Sipas Rezolutës 1244, Kosova është territor i Serbisë).
- Çka i ka pëlqyer Albin Kurtit në këtë plan?
I ka pëlqyer fjalia:
- ‘Duke u nisur nga faktet historike…’
Faktet historike, të cilit popull?
Në historinë e kujt bazohet plani: Në historinë e serbëve apo të shqiptarëve.
Sllavët i kanë vjedhur nga shqiptarët edhe Legjendat: Legjendën e Murimit dhe Këngët e Kreshnikëve: e kanë vjedhur Mujin e Halilin, dje e kanë vjedhur edhe lahutën…
- Në cilën histori bazohet plani kur thotë ‘duke u nisur nga faktet historike’!
Kjo fjali na kthen në shekullin XV.
- Çka i ka pëlqyer Albin Kurtit që buzëqesh si hijena nga sevdaja e këtij plani:
Në njërën anë plani thotë:
‘pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit!…
që bie në kundërthënie me nenin 2.
- Neni 2 është i përgjithësuar dhe më duket se këtu buron kënaqësia e Albin Kurtit.
Por, hijena qesh nga pasiguria, jo nga lumturia.
-,Neni i fundit e rrëzon nenin 2, sepse Asociacioni i komunave me shumicë serbe e ndryshon hartën dhe kufijtë e Kosovës.
- Çka i pëlqeu aq shumë Albin Kurtit në plan, që u bë petull?
I pëlqeu neni 7…’vetë-menaxhimi i serbëve dhe mbështetjen e tyre financiare nga Serbia’…
- Serbia i ka blerë të gjitha banesat e shqiptarëve në Veri dhe pa leje ka ndërtuar e ndërton lagje për serbët inekIstentë (që ka planifikuar t’i sjell në Veri),
Veriu i Kosovës de fakto është i pushtuar nga Serbia.
Plani so ta bëj de jure këtë fakt.
-,I ka pëlqyer kaq shumë Albin Kurtit që ta bëjë Kishën Ortodokse serbe shtet në vete!
Shtet n’vete është Kisha.
As Presidenti i Kosovës nuk mund të hyjë në kisha e manastire pa leje!
Ashtu siç FSK nuk mund të hyjë në Veriun e Kosovës, as me leje!
Ky plan (plani për të filluar bisedimet e reja) tregon se marrëveshja vlen vetëm për Kosovën. Se Kosova ka nevojë për marrëveshje, jo Serbia!
- Mendoj se Albin Kurti ka blerë kohë me këtë plan.
Prandaj i ka pëlqyer.
Kujton që përnjëmend ka blerë kohë.
P.S. Më e rënda është që ‘s’ka mbetur njeri serioz për ta lexuar.
Kam mall ta lexoj një shkrim të një njeriu normal.
Ju bile më keni mua 🙈
Unë s’kam kë ta lexoj.
Krejt disa kruzhoqe ‘opinionistësh’….palidhje!
Të gjithë ata që kanë ditur – janë plakur ose kanë vdekur.