Çka po bën Orinda me këtë kalë?

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 16:08 | Nga

Në një kohë kur të gjithë janë të fokusuar te shtimi i kileve të Orindës (dyshimeve dhe pritjen e lajmit për një shtatzëni), në fakt, këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka të tjera projekte në fillim të këtij viti.

Në llogaritë e saj sociale, Orinda ka lajmëruar vijimin e formatit të saj të ri, që ka nisur në vjeshtën e vitit të kaluar, Cover – një program që ka në fokus mënyrën e të jetuarit – art, kulturë dhe çdo produkt tjetër nga lifestyle që përfshin çdo grupmoshë.

Por nuk qenka i vetmi qëllim i Orindës këtë fillimvit. Krahas punës së saj për programet televizive në Vizon Plus dhe Tring, Orinda ka vendosur që këtë vit t’i rikthehet këngës, madje edhe të rikthejë në tregun muzikor një prej kompozitorëve më të suksesshëm shqiptarë.

Në profilin e saj në Instagram, Orinda ka publikuar një foto me një kalë. “Kur tundohesh edhe per t’u bere e bardhe bore (nga floket)”, ka shkruar Orinda, pa dhënë më shumë shpjegime nëse fotografia është bërë për qejf apo ndoshta gjatë xhirimeve të ndonjë video-klipi ose të ngjashme.

View this post on Instagram

#COVER

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta) on

https://www.instagram.com/p/BeNYj83nrgP/?hl=en&taken-by=orindahuta

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme