Anëtarët e VV-së në KQZ, Alim Rama dhe Sami Kurteshi janë përplasur me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka në mbledhjen e këtij institucioni që po mbahet tani, raporton Ekonomia Online.
Daka e ka pyetur anëtarin Alim Rama se çfarë po don.
“Çka po don Alim, a bon me ditë çka po don?
Rama i është përgjigjur Dakës, se e ka humbur kredibilitetin për të qenë kryesuese.
“Ti e ke humb kredibilitetin me qenë anëtare e KQZ-së e lëre më kryesuese”, ka thënë Rama.
Më pas Daka ia ka kthyer duke i thënë se nuk është çështje e tij.
“A e kam humb unë kredibilitetin a jo nuk është çështje e jotja”, i ka thënë Daka.
“Pse po bërtet Alim”, ka vazhduar ajo.
Pas këtij diskutimi ka ndërhyrë anëtari tjetër nga VV-ja, Sami Kurteshi e cila ka vazhduar përplasjen me Dakën duke i thënë se ka nënshkruar letra që s’i ka miratuar KQZ-ja.
“Zonja kryesuese, ju po ndërhyni, ju nuk keni të drejt të komentoni diskutimet e anëtarëve të KQZ-së, keni të drejt me kërku, a e ndëgjuat, vota për kundër dhe kaq. Arsyetime të tilla të kundërligjshme keni bërë vazhdimisht, keni nënshkruar letra që nuk i ka miratuar KQZ-ja, pikërisht duke e keqpërdorur pozitën e monopolit njëfar mënyre të kryesueses. Akuza irituese është mos bërtit, po ju nuk po e lëni me fol”, ka thënë Kurteshi.
Ndryshe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e parë, pas betimit të anëtarëve që u nominuan nga grupet parlamentare të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, për të diskutuar në lidhje me aktivitetet e KQZ-së.