Afatit për kundërshtimin e aktakuzës ndaj të dyshuarve për pjesëmarrje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq ngadalë po i vjen fundi.
Kështu ka konfirmuar avokati Dejan Vasiq.
Sipas tij, as provat kryesore, të cilat prokuroria do të duhej t`ia paraqiste mbrojtjes kur dorëzoi aktakuzën, ende nuk kanë arritur.
Vasiq theksoi se bazuar në materialin në dispozicion, ai bëri një skicë të mocionit për të hedhur poshtë aktakuzën dhe të kundërshtojë provat e paraqitura nga prokuroria, por që ai ende nuk kishte provat kryesore që i kishte kërkuar vazhdimisht, shkruan Kosova Online
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës.