Instagrami zë tashmë një pjesë të madhe të kohës sonë, por në të vërtetë ka disa gjëra të cilat nuk duhen bërë.
Instagrami është i njohur botërisht si një nga rrjetet sociale më të përdorur nga të rinjtë.
Shpejtësia e tij për të ndarë dhe për të modifikuar fotot e bën perfekt për një gjeneratë si e jona, gjithnjë e më egocentrike dhe e fiksuar me dukjen. Pavarësisht kësaj, ka disa sjellje vërtet të bezdisshme të disa përdoruesve në këtë rrjet social.
Ja më të shpeshtët:
Ndërrimi i veshjeve shumë herë në ditë
Vetëm nëse jeni Rihanna, sepse nuk ekziston asnjë arsye e vlefshme për të ndryshuar veshjen pesë herë në ditë apo për të nxjerrë çdo fustan apo kostum me një foto në Instagram! Më mirë hapni një dyqan rrobash dhe një faqe Instagrami të posaçme për to apo jo!
Dëshmimi i çdo ngjarjeje në çift
Një foto romantike për përvjetorin tuaj është diçka vërtet e bukur, por mbushja e këtij rrjeti social me fotot e çdo ditë të të fejuarit tuaj mund të bëhet e tepruar dhe tepër ngacmuese.
Fotografimi i çdo pjate që hani
Është më se në rregull që të fotografoni një pjatë të veçantë në dukje artistike, por postimi i një serie fotosh të të gjithë atyre gjërave që hani gjatë ditës, përfshirë edhe mollën apo ndonjë frutë në mes vakt, për të tjerët është acaruese.
Bërja e 15 selfie-ve në ditë
Që selfie-t janë një lloj sëmundje, kjo tashmë dihet, është e qartë, por ju duhet ta luftoni atë të paktën duke mos postuar 15 në ditë, çdonjëra nga një kënd ndryshe.
Postimi i fotove me detaje nga shkolla
Nuk ekziston gjë më patetike dhe më bezdisëse se sa publikimi i notave apo i detyrave në shkollë. Po kështu edhe qëndrimet gjatë orëve të mësimit, madje së bashku edhe me mësuesit, shoqet dhe shokët e shkollës.
Publikimi i fotove të shtirura spontanisht
Askush nuk do ta besonte kurrë se miku juaj është aq i mirë sa të fiksojë nga aparati apo celulari buzëqeshjen tuaj spontane, me flokët “rastësisht” të rregulluar në mënyrë të atillë saqë duken perfekt. Për të mos folur pastaj për vënien në evidencë të unazës!
Abuzimi me #ThrowbackFriday
“Regresi i së premtes” (#ThrowbackFriday) është një nismë simpatike për të postuar foto të kujtimeve të rinisë së shkuar, por nuk jeni të detyruar që të postoni ato të vitit 1990 për t’u bërë medoemos pjesë e këtij trendi.
Gënjeshtra #Nofilter
Ndjekësit e Instagram nuk janë të verbër për të mos dalluar nëse keni përdorur apo jo filtra (efekte) në një foto të caktuar. Ndaj nëse vendosni #nofilter në një foto tuajën sigurohuni mirë që të mos gënjeni.
Postimi i fotove të njëjta
Edhe nëse jeni me pushime, kjo nuk do të thotë medoemos se duhet të publikoni 20 foto të këmbëve tuaja në shezlong apo pranë detit, po kështu edhe dorën tuaj, e cila mban një pije përballë horizontit.
Postimi i fotove jo të vërteta
Askush nuk do t’ju besojë kurrë se po pini lëng limoni me çantën Chanel të vendosur përsosmërisht për të treguar një vend të caktuar, apo sandalet e reja si të vendosura rastësisht nën të njëjtën kornizë, kur në fakt ju nuk e keni mundësinë e një kushti të tillë dhe kur të tjerët e dinë shumë mirë këtë gjë!